Telegrafi

Dimitrov-Bregu: Vlerësohen përfitimet nga bashkëpunimi me Këshillin për bashkëpunim rajonal

SAMSUNG CSC

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu. Gjatë takimit Ministri u shpreh i kënaqur nga vizioni dhe planet e mëtejshme, si në lidhje me prioritetet e saja dhe për aktivitetet e ardhshme në planin rajonal, si dhe në planin e përparimin e përbashkët të rajonit.

“Kemi edhe një vit të rëndësishëm si rajon. Fuqishëm jemi përqendruar në bashkëpunimin e përbashkët e cila dërgon në bashkëpunimin rajonal. Jemi të gatshëm që të bëhemi pjesë e përparimit gjithmonë kurë ka mundësi për përparim”, tha Dimitrov.

Dimitrov gjithashtu tha se përfitimet e qytetarëve nga Samiti i procesit të Berlinit në Poznan (korrik 2019) janë nga fusha e digjitalizimit, mobilizimi i të rinjve dhe përmirësimi i kushteve për investime.

Gjatë takimit u vlerësua edhe përfitimet nga bashkëpunimi në kuadër të Këshillit për bashkëpunim rajonal, si dhe zhvillimi i bashkëpunimit në kuadër të organizatave tjera multikulurore rajonale./Telegrafi/