Site icon Telegrafi

Dimitrov-Borissov: Bullgaria konfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos e ka takuar kryeministrin bullgar Boyko Borissov.

Siç njoftojnë nga kabineti i Borissovit, ai e ka konfirmuar mbështetjen e Bullgarisë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryeministri bullgar ka shprehur pritje se puna e Komisionit të përbashkët interdisiplinar në mes dy shteteve do të vazhdojë në frymën konstruktive dhe nuk do të ndikohet nga gjendja politike në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Borissovit.

Borissov dhe Dimitrov kanë biseduar edhe për udhëheqjen e përbashkët të Shkupit dhe Sofjes me Procesin e Berlinit në vitin 2020./Telegrafi/

Exit mobile version