Site icon Telegrafi

Dimitrov: Bisedimet për emrin vazhdojnë në janar të vitit që vjen

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se bisedimet për çështjen e emrit do të vazhdojnë pas festave të fundvitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka pohuar se kanë rënë në ujdi që takimi i ardhshëm të zhvillohet në janar të vitit 2018, duke shtuar se procesi ka rifilluar, është caktuar një skenar dhe dinamika e bisedimeve.

Sipas tij, nuk pritet që në këtë fundvit, kur janë edhe festat, të ketë ndonjë zhvillim rreth çështjes së emrit, prandaj bisedimet vazhdojnë në janar./Telegrafi/

Exit mobile version