Site icon Telegrafi

Dimitrov: Bisedimet për emrin do të intensifikohen pas zgjedhjeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas takimit me shefat e diplomacisë së Suedisë dhe Finlandës, Margot Valstrom dhe Timo Soini në Shkup, tha se vizita e tyre vjen në një kohë shumë të rëndësishme për vendin, kurse shtoi se procesi për bisedimet për emrin do të filloj pas zgjedhjeve lokale.

“Këtë proces ne e marrim shumë seriozisht. Ky proces do të filloj pas zgjedhjeve lokale siç paralajmëroi edhe ndërmjetësuesi Methew Nimetz dhe kështu do ta trajtojmë atë”, deklaroi Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrat Valstrom dhe Soini porositën që Maqedonia të zbatoj reformat sa më shpejtë të jetë e mundur të luftoj korrupsionin dhe të angazhohet që nëpërmjet investimeve të huaja të hapë vende të reja pune me qëllim që të rinjt t’i mbajë në vend.

Dimitrov shpreson se në vitin 2018, kur edhe shënohet 25 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Suedin dhe Finlandën, ka gjasa reale për zhbllokimin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendit./Telegrafi/

Exit mobile version