Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov beson se me përpjekje bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes do të mund të dëshmohen marrëdhëniet e mira fqinjësore me Bullgarinë.
Sa i përket qëndrimit bullgar në lidhje me gjuhën Maqedonase, Dimitrov thotë se është i njëanshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Disa elemente të qëndrimit nuk janë në pajtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe të themi se çështja e gjuhës maqedonase është drejtpërdrejt në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës”, shprehet Dimitrov.
Sipas tij, nevojitet shumë punë mes dy vendeve dhe se nuk është lehtë.
“Besoj se me shumë punë mes dy vendeve do të arrijmë që historia të na përafrojë, dhe jo të na ndajë. S’besoj se është e lehtë, por sa më shumë pengesa aq më i madh është suksesi”, tha mes tjerash Dimitrov./Telegrafi/