Site icon Telegrafi

Dimitrov: Ballkani Perëndimor është rajoni më i përshtatshëm ku BE mund të bëjë dallimin në kuptim gjeopolitik

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov sot mori pjesë në konferencën “Bashkëpunimi i sigurisë Evropiane me fqinjët Lindor dhe Ballkanin Perëndimor”, me ftesë nga “Think-tank” organizatës Qendra Evropiane për marrëdhënie të jashtme, si organizator të kësaj ngjarje.

Siç thonë nga kabineti i Dimitrovit, konferenca ishte mundësi për shkëmbimin e qëndrimeve lidhur me veprimin gjeopolitik të Bashkimit Evropian, me referim të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

Zëvendëskryeministri Dimitrov iu referua edhe faktorëve gjeopolitik dhe ekonomik që kërkojnë bashkëpunim të afërt me BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, duke e nënvizuar rëndësinë e menaxhimit të vetëm dhe koordinues me sfidat e përbashkëta, i cili u evidentua në rastin e krizës së migrantëve, në veçanti lidhur me krizën COVID-19.

Në kontekstin e dimensionit të sigurisë së procesit të zgjerimit, Dimitrov tregoi rëndësinë strategjike të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që BE-së të ju afrohet si subjekt aktiv të gjeopolitikës evropiane: “Ballkani Perëndimor është rajoni më i përshtatshëm ku BE mund të bëjë dallimin në kuptim gjeopolitik” – përfundoi ZKQ Dimitrov.

Në panelin të përkushtuar bashkëpunimit të sigurisë me Ballkanin Perëndimor fjalët e tyre kishin edhe Drejtori për Evropë kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Frederik Mondolini, Drejtoresha për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA vendet në Ministrinë Federale Gjermane të Punëve të Jashtme, Suyane Shuc që në mënyrë pozitive vlerësuan dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, zëshëm duke potencuar mbështetjen në përparimin e saj.

Ambasadorja Gjermane Shuc theksoi se Gjermania pendohet për shansin e lëshuar në dhjetor të vitit të kaluar që të mbahet konferenca ndër-qeveritare, por njëkohësisht do të mbetet e përkushtuar në realizimin e saj sa më shpejtë. Në kuadër të treshit me kryesimin e Portugalisë dhe Sllovenisë. Ambasadori i Francës Mondolini në këtë drejtim, tha se Franca është përkushtuar për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian​

Exit mobile version