Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, pas takimeve në NATO ka thënë se pret që Maqedonia të jetë anëtare e plotë e Aleancës në verën e vitit 2020 dhe se anëtarësimi do të thotë garanci për kufijtë e saj.
“Nga vitit 1993 treguam se dëshirojmë të jemi pjesë e NATO-s, me deklaratën e parë nga Kuvendi i Maqedonisë. Duhej të anëtarësoheshim në vitin 2008, por kanë kaluar 10 vite dhe përfundimisht e kemi larguar problemin dhe dallimet me Greqinë rreth emrit dhe kjo është e rëndësishme për ne si dhe për rajonin”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai sot ka marrë pjesë në sesionin e NATO-s për misionin “mbështetje vendimtare” në Afganistan në kuadër të cilës Maqedonia ka dërguar forcat e saja.
Dimitrov tha se ka realizuar 9 takime dypalëshe me vendet anëtare të NATO-s në kuadër të mbledhjes dy ditore për ministrat./Telegrafi/