Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, sot realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, me të cilin diskutuan për mënyrën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dimitrov ka theksuar se Qeveria e re e Maqedonisë është e orientuar në realizimin e reformave urgjente në shoqëri dhe krijimin e parakushteve për qeverisje të përgjegjshme dhe institucione të pavarura”, thuhet në njoftimine Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në takim me Baily është shprehur se më shpejt të anëtarësohet Maqedonia në NATO dhe BE, do të ketë siguri dhe prosperitet më të madh në rajon dhe botë.
Në takim bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për situatën aktuale në rajon dhe rreziqet globale të ardhshme./Telegrafi/