Kampioni i Kosovës, KB Peja sipas shortit, do të jetë sonte mysafire e KB Kumanovës në ligën ballkanike të basketbollit, BIBL.
Vendasit janë të përgatitur maksimalisht për këtë ballafaqim, i cili luhet të premten (sot) me fillim prej orës 17:30 minuta.
Kumanova në dy ndeshjet e para ka një fitore dhe një humbje. Disfatën e ka përjetuar nga Sigal Prishtina para shikuesve të tyre.
Trajneri i Kumanovës në prag të kësaj ndeshje ka deklaruar se KB Peja do ta paguaj borxhin e Prishtinës. “Peja ka një ekip cilësor, në ditët e fundit janë përforcuar me një basketbollist të ri. Me optimizëm të madh e presim ndeshjen me Pejën, për të treguar një lojë të mirë dhe të shënojmë fitore”, tha trajneri i Kumanovës, Goran Dimitrijeviç.
KB Peja në dy ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje nga Kozhuvi në Gjevgjeli me rezultat 84:79 dhe në Pejë kundër Levskit bullgar me rezultat 78:86. Takimi, Kumanova – Peja fillon në orën 17:30. /Sporti1/Telegrafi/