Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, planifikon t’i ndërtojë përmendore kompanisë amerikane “Kelog, Brown & Route” (KBR), për shkak të dhënies së kontributit të madh në zhvillimin e qytetit, ndërsa kumanovarëve që në dekadën e fundit kanë punuar në Irak dhe Afganistan, u ka paguar më shumë se një miliardë euro, bën të ditur portlai SDK.
Përmendorja do të vendosej deri vitin e ardhshëm në parkun tek pishina e mbyllur, në 500 vjetorin e themelimit të Kumanovës.
“Kompania amerikane KBR ka kontribuar në buxhetin e qytetit më shumë se një miliardë euro, si punëdhënësi më i madh. Komuna nuk ka ndonjë partner më të madh se sa kjo kompani. Dihet se ka një numër të madh të qytetarëve tanë që punojnë në këtë kompani dhe mendoj se për 500 vjetorin e ekzistencës së Kumanovës, qyteti ynë mundet të bëj një veprim të mirë dhe të vendosë një përmendore në kuadër të një ideje për zgjidhje të mirë” deklaroi Dimitrievski në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Kumanovës. /Telegrafi/