Site icon Telegrafi

Dimitrievski: Nëse do të ndryshosh gjini bëje, por jo me paratë e mia

Kryetari i komunës së Kumanovës që vjen nga radhët e LSDM, Maksim Dimitrievski reagoi pas deklarimit të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe se operimi kirurgjik për ndërrimin e gjinisë do të mbulohet nga arka shtetërore.

Dimitrievski thotë se nuk është kundër lirive dhe të drejtave, por kjo nuk duhet të jetë në llogarinë e secilit prej neve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bëj çfarë të duash me jetën private, nëse do mund të ndryshosh edhe gjini, vendim personal, por jo në llogari të shtetit aq më pak në llogari timen. Të kuptohemi, nuk jam kundër lirive dhe të drejtave, grupeve të margjinalizuara, unë repsketoj të gjithë, por kjo është ofenduese. Në demokraci përfaqësuese ligji është vullneti i shumicës, dhe jo dëshira personale e disa individëve”, shkruan Dimitrievski në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Lexo po ashtu Filipçe: Operimet për ndërrimin e gjinisë do të paguhen nga Fondi Shëndetësor

Ministri Filipçe vendimin e sotëm e njoftoi në konferencën e sotme rajonale për të drejtat e LGBTI-së që u mbajt në Shkup, para se të fillojë “Parada e krenarisë” që do të mbahet ditën e shtunë./Telegrafi/

Exit mobile version