Telegrafi

Dimitrievski: Masat e dënimit të zëvendësohen me punë të dobishme shoqërore

Në vend të dënimeve, ne kemi nevojë për arsimim dhe punë të dobishme të përgjithshme për popullatën e vendit tonë, vlerëson kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në intervitës “Utrinski Brifing”.

“Në vend të masës së dënimit prej 20 eurosh kërkuam nga Qeveria, në këtë periudhë të vështirë socio-ekonomike ta zëvendësojë me punë të dobishme shoqërore. Unë mendoj se çdo masë që prezantohet nuk duhet të godasë xhepat e qytetarëve. Nëse u imponojmë qytetarëve të veshin maskë, duhet t’u japim të gjithëve edhe maska ​​falas”.

Në lidhje me mosmarrëveshjen e tij me autoritetet, e cila është bërë gjithnjë e më shumë aktuale për shkak të faktit nëse ai i respektoi protokollet apo jo, kryetari i Kumanovës thotë se koha do të tregojë se bëhet fjalë për montim dhe skenar, por që ai aktualisht i beson institucioneve.

“Pres që të më behet e ditur. Le të shërbejë për nder të gjithëve atyre që ishin pjesë e këtij skenari, ndërsa përgjigjet për këtë pas kësaj krize, unë besoj në institucionet. Prioriteti im janë qytetarët e Kumanovës, që të organizojnë koncerte në hapësira të hapura këtë fundjavë dhe ta bëjnë jetën e tyre të përditshme pak më të lehtë”, tha Dimitrievski./Telegrafi/