Në fjalimin e tij të shkurtë para Kuvendit, kryeministri Emil Dimitriev, i ftoi deputetët të votojnë për zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave të ri të BDI, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha që kandidatët e ri vetëm i plotësojnë vendet e ministrave të cilët dhanë dorëheqje.
Dimitrievi kërkoi nga deputetët ti përkrahin ndryshimet meqenëse kjo Qeveri teknike ka pak kohë dhe mandati i saj është ti organizojë zgjedhjet. Fjalimin e tij nga lozha e gazetarëve e dëgjuan edhe katër kandidatët për zëvendësministra. /Telegrafi/