Qeveria po ndjek një politikë shumë të kujdesshme në drejtim të kontrollit të kostove, deficitit buxhetor dhe borxhit publik, dhe ai përkushtim është treguar përmes zvogëlimit të borxhit shtetëror, ndërsa në përputhje me këtë edhe borxhit publik, këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila informoi se niveli i borxhit publik në fund të vitit 2024 ishte 61,9 për qind dhe se ai në fund të janarit arrin 58,2 për qind të PBB-së.
“Kjo i detyrohet shlyerjes së eurobondit me kredinë që kemi marrë dhe me të cilën kemi bërë kursime vjetore prej 15 milionë eurosh ose 30 milionë euro për dy këstet. Kjo tregon përkushtimin tonë për kontrollin e shpenzimeve, deficitit buxhetor dhe borxhit publik dhe besoj se deri në fund të vitit do të jemi shumë të kujdesshëm”, tha ministrja duke qenë e ftuar në Ditarin e TV Sitel.
Ajo shtoi se Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka qenë në vend në periudhën e kaluar, ka vënë në dukje edhe përpjekjet e bëra nga Qeveria për kontrollin e kostove, ndonëse ka konstatuar se Qeveria ka trashëguar shumë probleme nga më parë, e vërtetuar nga fakti se vendi është i vetmi vend në rajon që nuk ka arritur të konsolidohet për sa i përket deficitit buxhetor dhe borxhit publik.
Sa i përket çështjes së rritjes së pagës minimale, ajo tha se zgjidhjen që do ta dakordojnë punëtorët dhe punëdhënësit për rritjen e pagës minimale e cila do të themelohet në produktivitetin dhe pagesën e vlerës së dakorduar sipas obligimeve ligjore Qeveria do ta mirëpresë dhe do ta respektojë.
“Në zgjedhjet para më pak se një viti kemi dalë me një program zgjedhor në të cilin kemi deklaruar qëndrimet tona në lidhje me normat e taksave dhe kontributeve dhe për këtë çështje nuk do të ketë ndryshim, pasi punëtorët dhe punëdhënësit arrijnë një marrëveshje brenda Këshillit Ekonomik dhe Social, ku ka përfaqësues nga të dyja palët, ne si shtet do ta pranojmë atë që ata bien dakord. Paga duhet të jetë në bazë të produktivitetit dhe nëse shuma për të cilën ata bien dakord është e përshtatshme, ne do ta mirëpresim absolutisht. Domethënë, nëse njëra palë beson se mund të japë produktivitet në atë që bien dakord si pagë minimale dhe pala tjetër beson se do të mund ta paguajë atë në përputhje me detyrimet ligjore që nuk kemi thënë kurrë se do t’i ndryshojmë, do ta mirëpresim dhe vazhdojmë ta respektojmë”, tha ministrja, duke shtuar se në administratë një pjesë shumë e vogël e punonjësve është e lidhur me pagën minimale, përqindja më e madhe është mbi pagën minimale.
Sa i përket pensioneve, ajo tha se pensionistët me pensionet që do të paguhen më 1 prill do ta marrin rritjen e premtuar prej 2.500 denarë dhe se me këtë do të korrigjohet një padrejtësi që është bërë me politikat e zbatuara në periudhën paraprake dhe më pas do të kthehet metodologjia e vjetër, sepse, siç tha ajo, për momentin nuk ka ndryshime në ligj për të thënë se do ta ndryshojmë.
Lidhur me masat që ka marrë qeveria për shtypjen e inflacionit, ajo tha se pret që të kenë efekt në afat të shkurtër dhe se në fushën e bujqësisë janë duke u përgatitur disa zgjidhje që duhet të kenë ndikim afatgjatë.
Për rastin e deputetes Sllavjanka Petrovska, ajo përsëriti se është i mbyllur dhe se në situatën konkrete nuk ka pasur fyerje.