Site icon Telegrafi

Dimirtrov në Bruksel për përgatitjet e Samitit të NATO-s

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës nesër në Bruksel, që janë përgatitjet e fundit për takimin e liderëve të paktit Veriatlantik që do të mbahet në Londër më 3 dhe 4 dhjetor.

Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila aktualisht mban statusin e një vendi të “ftuar” anëtare të NATO-s, do të marrë pjesë aktive në bisedimet e Aleancës për çështje komplekse strategjike, thonë nga Ministria e Jashtme.

“Ministri Dimitrov pritet të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen tonë ndaj politikave kryesore të NATO-s si një shtet i ardhshëm anëtar për çështje me rëndësi thelbësore për Aleancën si: ndarja e barabartë e barrës financiare, kundër-terrorizmi, përshtatje ndaj politikave dhe strategjive të NATO-s, ndryshimi i mjedisit të sigurisë, kontribuimi në operacionet ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me kërcënimet e sigurisë jo konvencionale dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, thonë nga MPJ.

Në margjinat e takimit, shefi i diplomacisë së Maqedonisë do të zhvillojë disa takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe me zyrtarë të lartë të Aleancës./Telegrafi/

Exit mobile version