Dimri i parakohshëm që ka përfshirë tashmë një pjesë të Europës, mbërrin edhe në Shqipëri.
Meteorologët thonë se pas një fundjave me mot të mirë, dita e hënë dhe e martë do të sjellë reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona në vend.
Parashikohet të sjellin përmbytje, pasi reshjet do të jenë të hënë dhe të martë në të gjitha qytetet, në Lezhë, Durrës, kryeqytet do të jenë me intensitet të lartë.
Të mërkurën shiu do t’i lërë vendin temperaturave të ulëta të cilat do të sjellin reshje në formë bore të paktën në zonën e Alpeve.