Site icon Telegrafi

Dimër në pranverë, reshje bore në veri të Shqipërisë

Ndonëse data shënon 26 prill, sërish veriu i Shqipërisë është përfshirë nga reshjet e borës.

Në Qafën e Thores që nga mbrëmja e djeshme kanë nisur reshjet intensive por nuk janë shkaktuar problematika, raporton Euronews Albania.

Borëpastrueset janë në terren dhe po kryejnë pastrimin e rrugës. Reshje të izoluara bore raportohen edhe në zonën e Këlmendit. /Telegrafi/

Exit mobile version