Në vitin i cili kaloi, ministri ‘i dashur’ për kritika ishte Dime Spasov, por jo për politikat e tij dhe vendimet në Ministrinë për Punë dhe Politkë Sociale, por për dy aksidentet e tij, ikja nga policia dhe shumë procedura dyshimi të cilat ngritën zemërim te opinioni, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Pozitiv.
Pikërisht për këtë të gjithë kritikat dhe mediumet opozitare njëzëri e quajtën ministri më i keq ose më ‘baksuz’ për 2016.
Përveç se mbeti pa funksion, e cila ishte në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos, ku i’a ‘mori’ Frosina Remenska nga LSDM, por ai edhe në jetën e tij private ka përjetuar momente të papëlqyeshme.
Kujtojmë se OBRM-PDUKM nuk e ka vendosur në listën e kandidatëve për deputetë, shkruan Faktor.
Spasov, vitin 2016, mund ta kujtojë si vitin që e ka vulosur karrierën politike ende para se vërtetë të fillojë. /Telegrafi/