Dime Ratajkovski nuk është më redaktor përgjegjës i servisit të parë programik në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM), mëson Faktor.
Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe disa nga të punësuarit në shërbimin publik, ndërsa disa të tjerë thonë se këto informacione nuk janë zyrtare.
Nga udhëheqësia e RTVM-së thanë se drejtorët kanë disa takime jashtë dhe nuk mund të japin informacione zyrtare.
LSDM-ja akuzoi Ratajkoski për propagandë dhe krim me pushtetin e OBRM-PDUKM-së, ndërsa emri i tij akoma është në web-faqen e RTVM-së./Telegrafi/