Site icon Telegrafi

Dillian Whyte fiton ndaj Mariusz Wach duke i lënë pas problemet e fundit

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Dillian Whyte ka dalë triumfues përballë Mariusz Wach ndaj të cilit zhvilloi plot dhjetë raunde.

Pritej që boksieri britanik ta përfundonte më herët meçin me ndonjë nokaut, mirëpo kundërshtari i tij ia doli të mbahej deri në fund.

Në disa raunde madje arriti t’i shkaktonte probleme, mirëpo Whyte u tregua i vendosur dhe vazhdoi të udhëhiqte deri në fund.

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Pas raundit të dhjetë dhe të fundit, për fitoren e 31-vjeçarit vendosën gjyqtarët, të cilët e bënë të qartë se ai ishte bindës përballë Wach.

Whyte ka pasur probleme në muajt e fundit për shkak të akuzave se ka mashtruar me doping, mirëpo ai doli i pastër pasi akuzat ndaj tij u tërhoqën. /Telegrafi/

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version