Prezantuesja e njohur italiane, Diletta Leotta, i kërkoi të fejuarit të saj, Loris Karius, të largohej nga skuadra e Newcastle dhe mediat angleze zbuluan arsyen e një kërkese të tillë.
Dihet se Diletta dhe Loris së fundmi patën një fëmijë, jetojnë të ndarë për shkak të detyrimeve të biznesit dhe kjo padyshim po e shqetëson gjithnjë e më shumë prezantuesen, ndaj kërkon që i fejuari i saj të gjejë një klub të ri, mundësisht në Itali.
Siç shkruan Daily Mail, bukuroshja është veçanërisht e shqetësuar nga fakti që Karius jeton në Newcastle, një qytet nga i cili nuk ka fluturime direkte për në Milano, Amsterdam apo Paris dhe ajo dëshiron që kjo të ndryshojë.
Glam TV host Diletta Leotta begs Loris Karius to QUIT Newcastle.. as there are ‘no direct flights to Milan or Paris’https://t.co/cwZBtnozkL
— Football Reporting (@FootballReportg) March 27, 2024
Për këtë arsye, kërkon që ky portier të vijë të luajë në Itali dhe të vazhdojë karrierën atje, por sigurisht që nuk është vetëm ai që e kërkon, por është e nevojshme që ndonjë klub të shprehë dëshirën për ta sjellë.
Karius aktualisht është portieri i tretë i Newcastle, pas të lënduarve Nick Pope dhe Martin Dubravka, kështu që rrallëherë ka mundësi për të mbrojtur.
Leotta jeton në atdheun e saj me vajzën Aria dhe duke qenë se kontrata e Karius me Newcastle skadon në fund të sezonit, ai mund të kthehet në Itali.
“Unë jetoj në Milano, kështu që do të ishte ideale që ne të ishim afër Milanit. Unë i them gjithmonë atij, lojtarët që vijnë në Serie A më pas bien në dashuri me Italinë dhe shpesh qëndrojnë atje përgjithmonë. Mendoj se kjo mund t’i ndodhë edhe atij”, tha Leotta në një deklaratë.
Prezantuesja dhe portieri janë në një lidhje që prej tetorit të vitit 2022, ndërsa para disa muajsh ata mirëpritën një vajzë. /Telegrafi/