Telegrafi

Diletta Leotta dhe Loris Karius bëhen prindër për herë të parë

Diletta Leotta ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partneren Loris Karius pikërisht në ditëlindjen e saj.

Prezantuesja televizive konfirmoi lindjen e vogëlushit Aria në një postim në Instagram.

Diletta, 32-vjeçare postoi një seri fotografish të saj duke mbajtur fëmijën e porsalindur përkrah Karius, shkruan TheSun.

Foto: Diletta Leotta/Instagram

“Sot u rilinda nëpërmjet teje mirë se erdhe Aria. Ti je dhurata më e mirë që mund të kishim kërkuar”, shkroi ajo.

Diletta festoi ditëlindjen e saj të 32-të dje, më 16 gusht.

Foto: Diletta Leotta/Instagram

Duke ndarë një foto të tij duke u puthur me Dilettan, Karius shkroi në Instagram: “Gëzuar ditëlindjen për partnerin dhe shoqen time më të mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diletta Leotta

Në një foto të postuar nga Diletta, Karius mund të shihet duke puthur ballin e saj teksa mban në krahë fëmijën Aria.

Foto: Diletta Leotta/Instagram

Gjithashtu gjermani i solli partneres së tij një tortë ditëlindjeje në shtratin e saj të spitalit.

Diletta ka shkruar në Instagram: “Ditëlindja më e mirë ndonjëherë”.

Foto: Getty

Prezantuesja e Serie A në “DAZN” zbuloi shtatzëninë e saj në muajin mars. Diletta dhe Karius janë në lidhje që nga viti i kaluar. /Telegrafi/