Site icon Telegrafi

Dileri i drogës ther në gjoks e shpinë një 38-vjeçar në rrugët e qytetit anglez, dënohet me 10 burgim sulmuesi – publikohen pamjet

Një diler i drogës është kapur nga kamerat e sigurisë duke ia ngulur thikën disa herë një personi, që ishte brenda veturës së tij.

Bëhet fjalë për Nelson-Brown, 21-vjeç, i cili është dënuar me 10 vite burgim për sulmin ndaj pasagjerit që ishte në një veturë dhe e theri disa herë në rrugët e Wednesfield të Wolverhamptonit në Angli gjatë 23 marsit, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin kur 21-vjeçari i afrohet veturës, dhe shfrytëzon rastin që dritarja ishte paksa e hapur dhe menjëherë e godet me thikë në gjoks një 38-vjeçar.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai vrapon në anën tjetër të veturës dhe e godet sërish viktimën që tenton të arratiset duke ia ngulur thikën në shpinë.

Viktima është dërguar menjëherë në spital për tretman pas katër plagëve të marra nga sulmi me thikë. E gjykata në Angli ka marrë vendim që ta dënojë me burgim prej 10 viteve, nën akuzën për tentimvrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version