Telegrafi

Dileri i drogës i armatosur deri në dhëmbë, qëllohet për vdekje nga policia tajvaneze në qendër të qytetit (Video, +16)

Një diler i drogës i cili ishte duke ikur, është qëlluar për vdekje nga policia tajvaneze gjatë të shtënave me armë në qendër të qytetit.

Policia gjuajti me breshëri plumbash në drejtim të arratisurit të identifikuar si Chen Chi-an, i cili brenda veturës kishte me vete lloje të ndryshme të armëve, dy pushkë automatike, katër revole dhe qindra plumba, transmeton Telegrafi.

Oficerët shkrepën dhjetëra plumba në drejtim të dyshuarit, të cilit i është bllokuar revolja për shkak të cilësisë së dobët. Por, plumbi që ia mori jetën ishte ai që e goditi në qafë.

I kërkuari 43-vjeç, ishte zënë nga dy policë që po e hetonin parkimin ilegal të një veture në Kaoshiung në pjesën jugore të Tajvanit. Sipas policisë, ai ishte i shoqëruar nga dy persona tjerë që ishin brenda veturës.

Polici Yu Ho-chien i kishte kërkuar shoferit dhe bashkudhëtarëve të tij që të dalin nga vetura. Ndërsa Chen që ishte ulur në pjesën e pasme, doli nga vetura duke mbajtur në dorë një revole.

Ai u mundua ta qëlloj policin, por për fat të mirë revolja iu bllokua, ndërsa kamera e vendosur në uniformën e policit Yu ka filmuar momentin kur 22 plumba në drejtim të tyre.

Chen nuk i kishte mbijetuar plagëve dhe rrugës për në spital është shpallur i vdekur, ndërsa dy bashkudhëtarët e tij, Hung I-yuan dhe Chen I-cheng, janë arrestuar. /Telegrafi/