Site icon Telegrafi

Dilema e Artetas: Pesë formacionet e mundshme të Arsenalit ndaj Cityt

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta (Foto: Getty Images/Guliver)

Arsenali rikthehet në aksion në Ligën Premier, me ndeshjen e të mërkurës mbrëma si mysafir i Manchester Cityt në Etihad Stadium.

Topçinjtë janë në kërkim të një vendi në zonën evropiane, mirëpo aktualisht ndodhen të pozicionuar të nëntit me 40 pikë, dhjetë më pak se pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve (që mbahet nga Chelsea) dhe pesë më pak se vendi që dërgon në Ligën e Evropës (që mbahet nga Manchester Unitedi).

Gjatë gjithë sezonit, skuadra e Mikel Artetas ka pasur probleme të shumta me lëndime duke e detyruar që të angazhojë lojtarë të ndryshëm në pozita jo natyrale.

Mirëpo, tash kur e ka skuadrën thuajse të plotë, ai do të mund të zgjedhë njëmbëdhjetëshin më të mirë për derbin kundër Manchester Cityt.

The Sun ka ofruar pesë formacione dhe skema, të cilat mund t’i shfrytëzojë trajneri i Arsenalit në ndeshjen që fillon në orën 21:15.

4-3-3

(Foto: The Sun)

3-4-3

(Foto: The Sun)

4-2-3-1

(Foto: The Sun)

 

4-1-4-1

(Foto: The Sun)

 

4-4-2

(Foto: The Sun)

/Telegrafi/

Exit mobile version