Ebru Ozkan, aktorja e njohur turke, qё njihet nё Shqipёri si Dilara, nga roli i saj te seriali “Fate tё kryqёzuara” i cili është duke u transmetuar në tv klan, ka një lidhje të veçantë me shqiptarët.
Jo vetëm se këta të fundit e duan atë nga roli, pamja, eleganca që transmeton, por edhe se ajo i do po ashtu shqiptarët dhe për këtë ka edhe një deshmi, shkruan opinion.al.
Aktorja turke është e dashuruar dhe e martuar me një shqiptarë. Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, përmes një ceremoni madhështore, e cila u zhvillua në një ambient të hapur.
Të pranishëm në ceremoninë e çiftit kanë qenë edhe aktorë shqiptar, përfshirë edhe atë nga Maqedonia, Luran Ahmeti.
Ertan Shabani, ёshtё gjithashtu aktor qё vepron midis Shkupit dhe Turqisё dhe dy vitet e fundit ёshtё shpёrngulur nё Stamboll.
Pjesёmarrjet e tij nё seriale turke kanё qenё tё shumta me mё tё suksesshmin atё te “Lugina e Ujqёrve”.