Pak kohë pasi u bë publike lidhja e aktores Ebru Okzan me shqiptarin Ertan Shabani, duket se çifti kanë hedhur hapin e rradhës mjaft shpejt.
Aktorja e njohur në rolin e Dilaras tek seriali ‘Fate të kryqëzuara dhe shqiptari kanë kurorëzuar dashurinë e tyre mbrëmë në një ceremoni madhështore zhvilluar në ambient të hapur.
Të pranishëm kanë qenë edhe aktorë shqiptar, përfshirë aktorin nga Maqedonia, Luran Ahmetin.
Ndryshe, shqiptari që i vodhi zemrën turkes, Ertan Shabani, është poashtu aktor qё vepron midis Shkupit dhe Turqisё dhe dy vitet e fundit ёshtё shpёrngulur nё Stamboll.
Pjesёmarrjet e tij nё seriale turke kanё qenё tё shumta me më të suksesshmen atë tek “Lugina e Ujqёrve”, që e kanë afirmuar në shtetin turk. /Telegrafi/