Ebru Ozkan dhe Ertan Shabani janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti u martua në qershor të vitit 2016, ndërsa tash kanë pritur në jetë fëmijën e tyre.
Milliyet bën të ditur se aktori shqiptar dhe aktorja turke janë bërë prindër të një vajze.
Ozkan u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e Dilaras në hit-serialin turk “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”).
Shabani, i cili ka origjinë nga Shkupi i Maqedonisë, ka luajtur në disa seriale televizive në Turqi.
Në vitet e fundit, ai është paraqitur në “Gorus Gunu Kadinlari” (2013), “Hatasiz Kul Olmaz” (2014-2015), “Mutlu Ol Yeter” (2015) e “Kurtlar Vadisi Pusu” (2015-2016).
Ozkan përveç rolit në “Paramparça” është paraqitur edhe në seriale, si “Guldunya” (2009), “Kara Inci” (2007), “Gozyasi Çetesi (2006) Deniz”, “Kabuslar Evi: Bir Kis Masali” (2006) etj. /Telegrafi/