Ajo u bë e famshme në trojet shqiptare në saje të rolit të Dilas në serialin me po të njëjtin emër “Dila”.
Bëhet fjalë për aktoren Hatice Sendil, e cila së fundi është akuzuar prej fansave për mashtrim.
Në fakt, bukuroshja javë më parë ka sjell në jetë fëmijën e parë me aktorin Burak Sagyaşar dhe duket se nuk ka dashur që të ekspozojë format e saj pas lindjes.
Aktorja 34-vjeçare ka dashur që të duket elegante, joshëse dhe më e dobët në imazhet e fotografive teksa kishte veshur një fustan me ngjyrë vishnje.
Sendil dukej mahnitëse dhe joshëse, por diçka nuk i ka shpëtuar ndjekësve në Instagram, ku kishte bërë shfrytëzuar “photoshop” për të shtrembëruar parmakët.
Ndryshe, aktoren do ta shohim në projektet e reja filmike, të cilat do të shfaqen së shpejti në ekranet televizive. /Telegrafi/