Telegrafi

“Dil Voto”: Informacionet për blerje të votave në Tearcë ishin të rrejshme

Organizata joqeveritare “Dil Voto” ka dhënë një vlerësim sa i përket rivotimit në Komunën e Tearcës. Ata thonë se votimi në vendvotimin 2011 në Tearcë është zhvilluar në atmosferët të qetë dhe pa parregullsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përveç problemeve teknike me llambën ultravjollcë, kur votimi u ndërpre për 15 minuta, prej atëherë votimi është zhvilluar pa probleme”, tha zëdhënësi si organizatës “Dil Voto”, Ilijan Cvetkovski.

Ai informacionet të cilat u përhapën prej mbrëmë në media për blerje të votave, i vlerësoi si të rrejshme dhe tha se nuk kanë vërejtur manipulime të tilla./Telegrafi/