Nuk është mirë të futësh hundën në biznesin e dikujt tjetër.
Por lëvizja e këtij të riu nuk mund të kalonte pa u vënë re.
Dikush arriti ta fotografonte duke nxjerrë prova kundër saj gjatë një debati të fortë me të (ndoshta ish të dashurën) në tarracën e një kafeneje.
Është një bisedë e shtypur në letër që ishte bërë në Facebook, të cilën ai vendosi t’ia tregojë një vajze e cila me sa duket nuk donte të pranonte se ajo po korrespondonte me dikë tjetër. /Telegrafi/