Telegrafi

Dikush vendosi një poster gjigant të Putinit brenda një ashensori – kamera tregon reagimin e banorëve të ndërtesës

Një burrë nga Rusia ka vendosur që banorët e një ndërtese ti vendosë para një situate interesante.

Bëhet fjalë për pamje që tregojnë njerëzit, derisa futen në një ashensor, në të cilin gjendet e vendosur një fotografi gjigante e presidentit Vladimir Putin, përcjell Telegrafi.

Dhe reagimet e tyre kanë qenë të ndryshme – të cilat edhe janë kapur nga kamera e vendosur brenda ashensorit.

Pamjet, siç thuhet më tej, të shpërndara në rrjetet sociale, kanë kapur njerëzit duke qeshur, përkulur, tundur kokën dhe duke mallkuar. /Telegrafi/