Telegrafi

Dikush ua këputi 800 bishta maceve dhe qenve (Foto)

Nuk dihet as fati i kafshëve të cilave u janë prerë bishtat, nëse janë vrarë apo janë ende gjallë, kurse askush nuk ka raportuar për kafshë të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Hetimet kanë filluar pasi shumë banorë, kanë raportuar për bishta të kafshëve.

Biologët kanë vërtetuar se ato i përkasin maceve dhe qenve, ndërsa janë prerë 48 deri 72 orë më parë.

Sidoqoftë, ende nuk ka asnjë gjurmë se kush i ka lënë këta bishta, si dhe nuk dihet për kafshët, apo pjesët e tjera të trupit të tyre. /Telegrafi/