Një burrë u përpoq t’i vinte flakën Qabesë, vendit të shenjtë për myslimanët, veprim të cilin e ka parandaluar policia e Arabisë Saudite.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.11, sipas kohës lokale.
Në internet u shfaq videoja që thuhet se një turmë të madhe njerëzish në afërsi të vendit të shenjtë myslimanë që pretendohet se tregon njeriun i cili u përpoq për t’i vënë zjarrin Qabes.
Një dëshmitar okular ka thënë për mediat saudite se ai kishte parë një njeri që e kishte spërkatur me benzinë “mbulesën” e zezë të Qabes, e kishte thirrur policinë dhe ata kishin reaguar menjëherë.
Edhe pse ende nuk dihet se çfarë e shtyri këtë njeri të bënte një gjë të tillë, shumë vende ku besimtarët i shfrytëzojnë për lutje kanë qenë cak i terroristëve.
Në maj të vitit 2016, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në afërsi të Xhamisë së Profetit, nga i cili sulm u vranë katër policë dhe pesë persona u plagosën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ITW0ovAbZ90