Telegrafi

Dikush thotë se e dëgjoi duke bërtitur: Trupi i një peshkatari australian të zhdukur gjendet brenda një krokodili

Mbetjet e një burri australian, i cili u zhduk duke peshkuar me miqtë, janë gjetur brenda një krokodili.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Kevin Darmody i cili u pa për herë të fundit në Kennedy’s Bend – një habitat i njohur i krokodilit të ujit të kripur në një pjesë të largët të Queensland-it verior – të shtunën.

Dhe pas një kërkimi dy-ditor në zonë, policia eutanizoi dy krokodilë të mëdhenj dhe gjeti pjesë të trupit të njeriut.

Kështu, policia tha se ishte një “përfundim tragjik” i kërkimit për 65-vjeçarin.

Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.

Dy krokodilët, të cilët ishin 4.1 m dhe 2.8 m të gjatë, u qëlluan dhe u mbytën të hënën rreth 1.5 km nga vendi ku peshkatari u pa për herë të fundit.

Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident.

Peshkatarët me zotin Darmody në atë kohë nuk e panë sulmin, por raportuan se e kishin dëgjuar të bërtiste.

“Unë vrapova poshtë … por nuk kishte asnjë shenjë të tij”, ka rrëfyer shoku i tij John Peiti për Cape York Weekly.

Krokodilët janë të zakonshëm në veriun tropikal të Australisë, por sulmet janë të rralla.

Vdekja e zotit Darmody është sulmi i 13-të fatal në Queensland që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në 1985.

Që nga ndalimi i gjuetisë në vitin 1974, popullsia e krokodilëve në Queensland është rikthyer nga një numër prej rreth 5,000 kafshësh në rreth 30,000 sot. /Telegrafi/