Një person i quajtur Leo Dreshaj, i cili jeton në Amerikë dhe është drejtor i TV Alb, ka publikuar një video në Instagram ku një person gjuan me armë zjarri prapa shpinës së Lirak Çelajt, kryetarit të degës së PDK-së në Prishtinë.
Çelaj, ish-zëvendësministër i Drejtësisë, përflitet se do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 22 tetor.
Lirak Çelaj thotë se nuk e di që ka pasur të shtëna me armë në prani të tij.
Çelaj, i kontaktuar nga Gazeta Online Insajderi, është shprehur se nuk është në dijeni për çfarë rasti bëhet fjalë.
“Jo unë nuk po di për çfarë…”, deklaroi Çelaj.
Ai ka thënë se nuk e ka parë as videon e cila është publikuar në rrjetin social Instagram.
“Nuk e di për besë, s’e kam pa… nuk po di për çfarë është fjala”, ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë.
Çelaj, përflitet se do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 22 tetor. /Insajderi/