Telegrafi

“Dikush po vdes” – momenti kur Travis Scott ndaloi performancën në “Astroworld” pasi vërejti se diçka nuk po shkonte

Festivali, që la të vdekur dhjetë persona, prej disa ditësh ka qenë ndër më të komentuarit në rrjetet sociale.

“Astroworld” tanimë u shndërrua në një festë tragjike duke qenë se vdiqën e u plagosën dhjetëra persona.

Këto ditë ka qarkulluar edhe një video në TikTok derisa Scott po performonte duke treguar se ndaloi për një çast pasi pa që diçka nuk ishte në rregull.

Travis Scott (Foto: Twitter)

Në momentin që po interpretonte në një nga këngët e tij, ai tha: ‘dikush po vdes, ndihmoni’.

Nuk ishte e qartë mjaftueshëm se çfarë mund të shihte reperi nga skena teksa fansat e tij po shtyheshin, goditeshin me grushta, gozhdoheshin dhe shkeleshin, e disa të tjerë duke bërtitur për të ndaluar shfaqjen.

Lexo po ashtu Drake la një milion dollarë në një klub ‘striptizi’ pas tragjedisë së “Astroworld”

Që nga incidenti, babai i Storm është kritikuar për vazhdimin e performancës në skenë për më shumë se 30 minuta.

Travis Scott (Foto: Twitter)

Ndërkohë, më shumë se 100 padi janë ngritur tashmë kundër Scott, Drake dhe promovuesit të koncerteve LiveNation.

Drake dhe Travis bënë një reagim disa ditë më vonë duke thënë se janë të shkatërruar nga ajo që ndodhi.

Një nëntëvjeçar ishte viktima më e re e këtij festivali. /Telegrafi/

@gaga1x #fyp #foryou #xyzbca #travisscott #rap ♬ original sound – Gaga