Një grua është dërguar me urgjencë në spital me një lëndim në kokë pasi një autobus me pesë pasagjerë u përplas në pjesën e poshtme të një ure në Sussex, Angli.
Ndërkohë disa pamje të publikuara tregojnë çatinë e automjetit të dëmtuar nga përplasja e cila la mbeturinat e shpërndara nëpër rrugë, përcjell Telegrafi.
Autobusi po udhëtonte midis Haywards Heath dhe Burgess Hill kur u përplas në 6.40 të mëngjesit të sotëm.
Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se shoferi dhe një grua u panë nga paramedikët pas goditjes.
Një zëdhënës i shërbimit konfirmoi se gruaja ishte e vetëdijshme në vendin e ngjarjes dhe operatori i autobusëve Metrobus tha se dëmtimet e saj ishin të lehta.
Zëdhënësi i shërbimit të ndihmës së shpejtë tha: “Një grua u vlerësua dhe u trajtua në vendin e ngjarjes para se të merrej në Spitalin Royal County Sussex me një lëndim në kokë. Shoferi i autobusit gjithashtu u vlerësua dhe u trajtua, por u lirua nga stafi ynë, në vendngjarje”. /Telegrafi/