Site icon Telegrafi

Dikush nuk deshi të paguante parkingun, rrahje masive në mes të Prishtinës (Video)

Disa persona janë përleshur dje pasdite fizikisht përballë ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.

Kjo kishte ndodhur pasi që njëri nga pjesëmarrësit në ngjarje nuk donte që të paguante parkingun në rrugën “Adrian Krasniqi” përballë ambasadës jo larg stacionit të policisë në lagjen e Muhaxherëve.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, të cilët kanë intervenuar dhe arrestuar personat e përleshur, raporton Indeksonline.

Exit mobile version