Ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Mike Tyson, u pa duke bërë një gjest të ulët ndaj fansave gjatë peshimit për luftën e tij me Jake Paul këtë fundjavë.
Tyson do të bëjë kthimin e tij të shumëpritur në ringun e boksit në orët e para të ditës së shtunë (16 nëntor) për t’u përballur me YouTuberin të kthyer në boksier Paul në stadiumin AT&T në Teksas, me ngjarjen që do të transmetohet ekskluzivisht në Netflix.
Përpara meçit, të dy luftëtarët u takuan për herë të fundit jashtë ringut në peshimin zyrtar të enjten, duke përfunduar në mënyrë dramatike ndërsa Tyson e goditi Paulin me shuplakë kur dyshja u përballën.
Por gjatë peshimit, fansat kanë vënë re një tjetër moment tronditës nga Tyson, teksa ai u pa duke bërë një gjest të ulët për spektatorët që ishin të pranishëm në ngjarjen para-luftës.
Teksa ish-kampioni 58-vjeçar u ngjit në peshore në Fabrikën e Muzikës Toyota në Irving i veshur me një palë të brendshme Versace, ai mahniti fansat duke kapur organin gjenital para publikut.
Dhe nuk është hera e parë që Tyson e bën këtë në një nga peshimet e tij, pasi ai gjithashtu u pa duke bërë një gjest të ngjashëm përpara luftës së tij për titull në peshën e rëndë kundër legjendës britanike Lennox Lewis 22 vjet më parë. /Telegrafi/