Disa muaj më parë, në internet filluan të qarkullojnë imazhe të një Lamborghini Urus të kuqe që po kalonte një transformim dramatik dhe po shndërrohej në një 6×6.
Në atë kohë, shumë pak imazhe ose video të makinës ishin në dispozicion, por SUV-i është filmuar së fundmi nga afër dhe duket se është pothuajse i përfunduar, përcjell Telegrafi.
Siç vlerësohet, konvertimet si ky janë dëshmuar veçanërisht të popullarizuar në mesin e blerësve të caktuar.
Krijuesi i kësaj bishe thuhet se është Jeeps nga Florida e Jugut, të njëjtët njerëz që qëndrojnë pas Apocalypse6x6.
Ata kanë krijuar një sërë ndërtimesh të personalizuara 6×6 gjatë viteve, duke përfshirë Wranglers të modifikuar, Ford Broncos dhe madje edhe Land Rover Defenders.
Por siç edhe mund të pritej, ky Lamborghini pritet të jetë shumë i shtrenjtë dhe pronari duhet të ketë një shumë të madhe parash për ta bërë një të tillë. /Telegrafi/