Rregullimi i rrugëve me kubëza duket se u ka sjell gëzim të dyfishtë disa banorëve të Lagjes “Emshiri” në Prishtinë.
Përveç lëvizjes nëpër rrrugët pa gropa, dikush nga banorët e kësaj lagjeje e ka parë këtë edhe si mundësi të mirë që të shtrojë edhe oborrin e tij me kubëza, transmeton Telegrafi.
Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Telegrafit nga një banor i kësaj lagjeje, shihet se si dikush i ka marrë kubëzat nga rruga.
Kjo mund të jetë një mesazh për zyrtarët e Komunës së Prishtinës që në të ardhmen rrugët të mos i shtrojnë me kubëza. /Telegrafi/