Site icon Telegrafi

Dikush krijoi foto mahnitëse prej 52 megapixels të hënës duke përdorur 500 imazhe

Të kapura nga Eric Morgunov, imazhet krijojnë një pamje pothuajse hipnotizuese të hënës.

Ka shumë të ngjarë se e keni parë hënën në çdo formë dhe në çdo pozicion, qoftë në filmat e Hollywood-it, apo qoftë përmes faqes së internetit të NASA-s, ose duke shikuar lart qiellin e natës.

Pamjet e hënës shfaqen rregullisht, megjithatë, një person postoi imazhin e tij të hënës në Reddit, dhe kjo ka mahnitur shumë njerëz, transmeton Telegrafi.

Imazhi i Eric Morgunov për hënën që ka mahnitur shumë njerëz ka një arsye të fortë, janë 500 fotografi të hënës të mbledhura për të krijuar një fotografi të jashtëzakonshme prej 52 megapixels.

Imazhi i fundit i hënës së Morgunovit u shpërnda përmes faqeve të tij në Reddit dhe Instagram.

Kur zmadhoni imazhin, nuk do t’ju besoni syve. Imazhi është aq i detajuar, dhe ngjyrat aq të gjalla sa disa komentues të Reddit menduan se po shihnin një oqean në hënë.

Ky ‘oqean’ njihet si ‘Deti i Qetësisë’, ose ‘ Mare Tranquillitatis’, i cili nuk është një det aktual dhe është vendi ku u ulë misioni Apollo. Është thjesht një lloj materiali në sipërfaqen e hënës që e bën atë të duket blu si oqeani. /Telegrafi/

Exit mobile version