Site icon Telegrafi

Dikush kishte pasur guximin edhe të tallej me Hilterin!

Hitleri ishte objekt i shumë batutave e barsoletave gjatë kohës së Rajhut të Tretë. Për shembull, njëra prej tyre thotë: Hitleri po vizitonte një azil të çmendurish. Pacientët përshëndesin Hitlerin. Ndërsa kalon, ai ndodhet pikërisht pranë njërit prej pacientëve që nuk e përshëndesin Fyhrerin.

“Përse ti nuk përshëndet si gjithë të tjerët?” – i bërtet Hitleri. “Fyhreri im, unë jam infermieri, nuk jam i çmenduri!” – vjen menjëherë përgjigjja.

Kjo shaka ndoshta nuk të bën të hidhesh në ajër nga të qeshurat, por rezulton të jetë thënë hapur mes njerëzve dhe nuk është veçse njëra ndër shumë të tjera, të thëna për Hitlerin dhe veset e tij gjatë viteve të para të formësimit të Rajhut të Tretë, sipas një përmbledhjeje të botuar vite më parë në Gjermani (të përkthyer ndërkaq edhe në gjuhë të tjera) e të risjellë në vëmendjen publike shpesh kur diskutohet për humorin në epokën naziste.

Por nga fundi i luftës, sipas dëshmive konkrete, një shaka e tillë mund të bëhej vrastare.

Një punëtor i armatimit që punonte në Berlin asokohe, i identifikuar si Marianne Elise K., nuk ishte i bindur se kishte sabotuar përpjekjet ushtarake “nëpërmjet vërejtjeve thumbuese” dhe u ekzekutua në vitin 1944 vetëm se kishte thënë këtë: Hitleri dhe Gëringu po qëndronin në majë të antenës së Radios së Berlinit.

Hitleri thotë se donte të bënte diçka për të gëzuar popullin e Berlinit. “Përse nuk kërcen?” – sugjeron Gëringu.

Një koleg pune i tij e kishte dëgjuar atë duke thënë këto batuta dhe e kishte spiunuar tek eprorët. /gazetashqip/
 

Exit mobile version