Telegrafi

“Dikush ka vendosur që ne nuk mund të fitonim këtu” – i riu i Almerias shumë nervoz pas ndeshjes 

Një nga ndeshjet më të rëndësishme në La Liga, më e çmendura dhe më e diskutueshme e sezonit u zhvillua të dielën mes Real Madridit dhe Almerias.  

Mbretërit fituan me rikthim ndaj ekipit të fundit në renditje, pasi ishin duke humbur 2-0 pas pjesës së parë. Në fund ata shënuan në kohën shtesë për fitoren 3-2 të Los Blancos.

Pas ndeshjes, 20 vjeçari i Almerias, Marc Pubill, ka qenë shumë kritik për rrjedhën e lojës.

“Dikush ka vendosur që ne nuk mund të fitonim këtu,” thotë Pubill në DAZN.

Almeria kryesoi 0-2 në Santiago Bernabéu në pjesën e parë. Tre veprime të VAR, me një penallti në favor të Rëal Madridit, një gol i anuluar për Arribas dhe një gol për Vinicius Junior, “ndihmuan” mbretërit të ishin në lojë.

11 minuta lojë shtesë dhe një gol i Dani Carvajal në minutën e 99-të, bën që Santiago Bernabeu të shpërthente në festë.

Lexo po ashtu Reagon ish-gjyqtari i La Ligës: Tregon tri veprimet "skandaloze" të gjyqtarit të ndeshjes Real Madrid-Almeria

Real Madridi del si lider pas kësaj beteje, ndërsa Almeria largohet me zemërim dhe depresion të jashtëzakonshëm pasi pothuajse ishin afër të arrinin fitoren e parë në La Liga./Telegrafi/