Një kompani e quajtur Living Vehicle ka projektuar dhe ndërtuar një furgon që ngjitet për vetura, duke përmendur në mënyrë specifike Tesla Cybertruck dhe Rivian R1T.
Vetë ‘CyberTrailer’ është tërësisht elektrik, me akse të asistuara nga energjia, duke pretenduar me guxim se është “e ardhmja e udhëtimeve”.
Mundësohet nga dielli – duke gjeneruar deri në 5 kW (megjithëse pranon edhe karikim)– me premisën se është “i pavarur nga burimet”.
Për sa i përket dizajnit, pjesa e jashtme e tij pasqyron rrotat dhe trupin e përfunduar me alumin, përcjell Telegrafi.
Sipas Living Vehicle, hapësira e banimit prej tetë metrash “shndërrohet në gjashtë konfigurime të veçanta dhomash” për të shfrytëzuar sa më shumë zonën.
Brenda, ka shumë dritare, por – siç tregojnë imazhet – nëse peizazhi i jashtëm nuk ju tërheq as shumë, mund të ngjitni televizorin në to.
Sistemi i prodhimit të ujit është disi mbresëlënës.
Ai nxjerr nëntë litra ujë nga ajri – funksionon edhe kur ka vetëm 20% lagështi.
Çmimet fillojnë nga 175,000 dollarë dhe dërgesat fillojnë në vitin 2025. /Telegrafi/