Një video amatore e filmuar në New York, tregon momentin kur karriget dhe gjësendet e tjera hidhen nga kulmi i një rrokaqielli në Manhattan, veprim ky që ka ndodhur në mes të ditës.
Një person i paidentifikuar është filmuar duke hedhur mobilet nga kulmi i një ndërtesës të lartë, kurse pamjet janë bërë virale, transmeton Telegrafi.
Kalimtarët e rastit kanë filmuar momentin kur një karrige e drurit fluturon dhe përplaset në tokë, shumë pranë trotuar që frekuentohej nga qindra këmbësorë.
Mjaftoi që kjo video të postohet në rrjetet sociale dhe të shpërthejnë komentet e ndryshme, siç ishin ato nga më të ndryshmet.
Disa brengoseshin për sigurinë e këmbësorëve, derisa tjerët thoshin se njëjta do të vepronin partneret e tyre nëse do të mësonin se ata po i tradhtojnë. /Telegrafi/