Telegrafi

Dikush e gjuan me cigare në koncert, Ledri Vula reagon ashpër

Ledri Vula është një këngëtaret që më së shumti ka pasur angazhime koncertale.

Kjo bën që të përballet edhe me situata të ndryshme, të cilat ndonjëherë janë edhe të pakëndshme.

Muajin e kaluar një fanse e gjuajti në skenë me reçipeta dhe më pas me të brendshme.

Por, së fundi në internet po qarkullojnë disa video, që tregojnë qartë situatën e tensionuar që është krijuar në një koncert.

Faqja “hipphop.al” në rrjetin social të Instagramit ka publikuar videot, ku duket artisti shihet duke performuar, ndërsa një prej fansave i hedh një cigare drejt tij.

Reagimi i këngëtarit ishte i menjëhershëm dhe paksa i dhunshëm. Megjithatë, përpos acarimit, fatmirësisht kaloi pa ndonjë incident të madh.

Lexo po ashtu Pas reçipetave në Gjakovë, fansja ia hedh tangat Ledrit në koncertin në Prishtinë

Komentet e fansave kanë qenë të ndryshme, ku disa e kanë kritikuar gjersa disa prej tyre i kanë dhënë përkrahje.

Ndryshe, Ledri është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore që do t;i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/