Autoritetet kineze kanë publikuar imazhet satelitore që tregojnë se si spitali i parë që trajton rastet e pacientëve me coronavirus në Wuhan, u ndërtua me shpejtësi të madhe në një fushë dikur të gjelbëruar që për pak ditë u shndërrua në një qendër të madhe.
Spitali Houshenshan apo “Mali i Zotit” ka pranuar pacientët e parë pas 10 ditëve punime intensive në periferi të qytetit kinez Wuhan, epiqendra e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Kjo qendër medicinale është ndërtuar ekskluzivisht për të trajtuar rastet e pacientëve të infektuar me coronavirus. Wuhani, një qytet me 14 milionë banorë, është barrikaduar plotësisht nga autoritetet që kur ka shpërthyer virusi vdekjeprurës.
Kjo sëmundje që shpërndahet nga një njeri te tjetri, deri më tani ua ka marrë jetën 427 persona dhe ka infektuar më shumë se 20.700 nëpër botë.
Fotografitë janë shpërndarë nga korporata kineze e teknologjisë dhe shkencës gjatë të dielës, ku shihet se si kjo zonë dikur ishte e tëra e mbuluar me pemë, kurse tani ka një spital shumë modern që u ndërtua për pak ditë. /Telegrafi/