Telegrafi

Dikur zemërthyes, shikoni si duken tash (Foto)

Aktorët amerikanë, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry, janë takuar në Londër, ku kanë bërë një fotografi të përbashkët për rrjetet sociale.

Yjet e dikurshme të serialit “Friends” ishin takuar gjatë një prove të shfaqjes “The End of Longing”, të cilën e ka shkruar Perry.

“Mbrëmë shkova ta shoh shfaqjen ‘The End of Longing’ dhe e takova këtë tipin. Ai dhe ekipi i tij ishin të shkëlqyer, çdo lëvdatë, vëlla”, ka shkruar LeBalanc në Instagram.

Ndërsa në fotografinë e mëposhtme mund të shikoni se sa kanë ndryshuar dy aktorët qëkur ishin pjesë e hit-serialit. /Telegrafi/